Subscribe

Dy ditë me parë, ngjitur me murin rrethues te të vetmit sit arkeologjik të kryeqytetit në Mozaikun e Tiranës, nisën punimet për ta rehabilituar dhe për të ngritur një shatërvan. Pak më tutje, në një vend që arkeologet gjithmonë e kanë shpallur si një hapësirë më potencial arkeologjik, është hedhur shtresa e parë e betonit.

 

Por kjo ndërhyrje e kryer pa bërë një studim paraprak, nxori në dritë një shtresë arkeologjike, që e bëri të detyrueshme pezullimin e punimeve.

 

“OLSI PLASA

DREJTOR I MOZAIKUT TE TIRANES

Për momentin i kemi ndërprerë punimet deri sa te merret një vendim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Kemi ndërprerë për të bërë sondazhet dhe pastaj do vazhdojmë me projektin. Mund të ishin bërë më herët por edhe mund të mos ishin bërë.”

 

Arkeologu Neritan Ceka, e quan të paligjshme ndërhyrjen ngjitur me sititin arkeologjik, të kategorisë së parë dhe jo profesional, moskomunikimin me arkeologët që e kanë zbuluar dhe e njohin më mirë këtë sit.

 

“NERITAN CEKA

ARKEOLOG

Janë të palejueshme gjithë kjo prekja kur ende nuk është sistemuar dhe përfunduar gërmimi i plotë. Sistemi duhet të ishte bërë në kuadrin e gërmimit të këtij objekti. E kemi propozuar bashkë me profesor Skënder Muçën. Jemi përpara rrezikut të zhdukjes së monumenteve.”

 

Në një vëzhgim, Ceka gjen dhe shpjegon disa nga shtresat dhe gjetjet arkeologjike.

 

Mozaiku i Tiranës u zbulua gjatë ndërtimit të një banese më 1972 dhe u shpall monument kulture në vitin 1973. Ajo mbetet një pikat më të vizituara në kryeqytet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *