Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta thirri kryeministrin Edi Rama dhe 16 ministrat për tu betuar; por ceremonia tregoi edhe njëherë se sa e forte është përplasja mes kryetarit të shtetit dhe mazhorancës, që e shkarkoi vetëm pak muaj më parë.

 

Ceremonia e betimit ishte pa media dhe kryetari i shtetit nuk e shoqëroi qeverinë e re në hyrje të Presidencës për të realizuar fotografinë tradicionale me kabinetin që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

 

Siç ka vepruar edhe më herët, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e përshkoi në këmbë rrugën nga selia e Presidencës tek selia e Kryeministrisë.

 

Shefi i qeverise, i cili gjithnjë i zhvillon të mbyllura mbledhjet e qeverisë, në këtë mbledhje të parë paralajmëroi publikisht anëtarët e kabinetit të tij për vijat e kuqe, që nuk duhen shkelur, duke nisur nga shkelja e ligjit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Vendin duhet ta bash vete, se kjo vlen për dyshemenë ku shkel, kush shkel në dërrasë të kalbur llogaritë t’i mbajë vetë me drejtësinë. Unë do t’ju mbroj para njerëzve, por edhe njëherë as mua e as PS nuk do të na keni pas.”

 

Kryeministri deklaroi se ndërhyrjet e ministrave për familjaret e tyre janë të papranueshme.

 

“Familja ime s’ka punë me shtetin, dhe ju kërkoj dhe ju t’i mbani larg familjet tuaja nga shtetit”

 

Vendimi i parë i qeverisë Rama 3 është miratimi i projektligjit për bashkëqeverisjen; një projekt që ka funksionuar për disa vite e që tani kthehet në detyrim ligjor për ministrat

 

 

“Nuk ka mëkat më të madh se të kesh pushtet të zgjidhësh hallin e një njeriu me shtetin dhe nuk e zgjidh. Mos merrni mbi kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, legalizimeve, liçensave.”

 

Shefi i qeverisë Rama i mëshoi rëndësisë së një marrëdhënie të re të ministrave me institucionet e shtetit, duke nisur nga respekti ndaj parlamentit në mbledhjet e të cilit ministrat duhet të marrin gjithnjë pjesë tek udhëtimet jashtë vendit e deri tek dhuratat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *