Anëtari i parë për Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarit Besnik Muçi është betuar këtë të premte para presidentit të Republikës Ilir Meta.

 

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se:

 

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Detyra

Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *