Avokatet e ish presidentit Donald Trump  u kane dorezuar hetuesve ne muajt e fundit  dokumente te tjera te klasifikuara si dhe nje laptop qe i perkiste ndihmesit te ish kreut te Shtepise se Bardhe.Sipas nje personi ne dijeni te ceshtjes avokatet e Trump kishin dorezuar gjithashtu edhe nje dosje te zbrazet, ku shenohej informacion i klasifikuar.

 

Personi në dijeni të kësaj çështjeje eshte shprehur se disa jave me pare  një numër i vogël dokumentesh ishin gjetur gjatë një kontrolli që u mbikëqyr nga ekipi ligjor i Trump në Mar-a-Lago. Ato iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë. Ky është zhvillimi i fundit në një polemikë në rritje mbi dokumentet e klasifikuara që tashmë kanë përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin aktual Joe Biden.

 

Trump përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërsa Biden përballet me një hetim nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

 

Të dhënat e klasifikuara duhet te shkoje në Arkivin Kombëtar sapo një administratë të largohet nga detyra.Me pare FBI po ashtu   ka gjetur  dokumente te klasifikuara edhe  ne banesen e ish presidentit Mike Pence si dhe ne rezidencen e kreut te shtepise se bardhe Joe Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *