Subscribe

Antisemitizmi është një fenomen që konsiderohet në rritje, ndaj dhe masat asnjëherë nuk janë të tepërta për frenimin e tij.

Ky mesazh u dha sot në një konferencë të posacme  të zhvilluar në Tiranë nga kryesia Shqiptare e OSBE-së.

Përfaqësuesi i OSBE-së Kristian Vigenin, vlerësoi shqiptarët pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

KRISTIAN VIGENIN

 

NENKRYETAR I ASAMBLESE PARLAMENTARE, OSBE  

 

“Sot antisemitismi, jo vetëm është në rritje, por po zotëron mjete të reja në tejçimin e saj, jo vetëm nga keqpërdorimi i mediave sociale dhe duke u përballur me këtë, duhet të keni parasysh krimet e kryera në të shkuarën. Për këtë arsye ftoj shtetet pjesëmarrëse të kontribuojnë dhe japin mbështetjen e tyre në identifikimin e masave për adresimin e manifestimeve të dhunshme antisemitizëm si dhe të kontribuojnë në luftën kundër antisemitizmit, intolerancës, ksenofobisë, racizmit, etj, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë rajonin e OSBE-së.

 

Në video-mesazhin e mirëseardhjes, kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje vendeve pjesëmarrëse që së bashku me shoqërinë civile të veprojnë për të adresuar sfidat e antisemitizmit në rajonin e OSBE-së.

 

EDI RAMA


KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Prandaj e donim këtë mbledhje në Tiranë, për ta thënë me zë të lartë dhe qartazi për të rritur vigjilencën në këtë luftë kundër antisemitizmit,  dhe për të mbrojtur fëmijët (pasardhësit) tanë nga përsëritja e historisë. Antisemitizmi është si një virus dhe si gjithë sëmundjet mund të kurohet vetëm nëse kryhet një diagnozë e saktë.

 

Në konferencë i diskutua mbi sfidat aktuale dhe praktikat e mira lidhur me luftën kundër antisemitizmit, duke synuar më shumë bashkëpunim mes shteteve pjesëmarrëse në OSBE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *