Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi në lidhje me konstituimin e pushteve me përfaqësuesit e rinj të këshillave bashkiak dhe kryetarët e rinj të bashkive.

Duke marrë shkas në mënyrë të vecante nga përplasja për zyrën e kryebashkiakut në Devoll, lideri i opozitës e konsideroi veprimin në fjalë një pushtim të paligjshëm të institucionit  dhe kundër vullnetit të popullit.

Basha shtoi se ky regjim kriminal dhe plackites po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin.

 

 

“Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *