Prokurori Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij kundër Arta Markut.

 

Padia për përjashtimin e gjyqtarit, Avi Sejdi është dorëzuar para pak ditësh në Gjykatën Administrative në Tiranë.

 

Në padi prokurori Hajdarmataj pretendon se gjyqtari Avni Sejdiu, që po shqyrton çështjen, ndryshoi orën e seancës, pa e njoftuar.

 

Më 25 tetor, ish drejtuesi i Krimeve të Rënda paditi kryeprokuroren Arta Marku në Gjykatën Administrative, pas urdhrit për transferim në Pogradec si prokuror të thjeshtë.

 

Nëpërmjet padisë, ai kundërshton urdhrin për transferimin e tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në Prokurorinë e Pogradecit.

 

Prokurori Hajdarmataj kërkon pezullimin e vendimit të transferimit të tij dhe rikthimin tek Prokuroria për Krime të Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *