Subscribe

Një prej themeluesve te Partisë Demokratike Besnik Mustafaj është ndër të paktët kritikë që ne harkun kohor te një viti është takuar disa here me liderin e opozitës Lulzim Basha. Dhe ky i fundit nuk ka nguruar ta vlerësojë edhe publikisht një ditë më parë.

 

Por pavarësisht vlerësimeve Besnik Mustafaj ka shfrytëzuar një takim për simbolet e së djathtës për të kritikuar Lulzim Bashën se është përqendruar vetëm tek denoncimet kundër qeverise e ka lënë pas dore propozimin e një alternative të re.

 

Besnik Mustafaj: “Animi i balancës nga reagimi shtyn PD drejt një stereotipi sjellje ku mungon hapësira për inovacion, sepse mungon koha për reflektim i cili do të sillte pastaj edhe propozime për zgjidhje. Kujtesa e kësaj partie na mëson se shpresa vrarë e shqiptarëve ngjallet vetëm përmes propozimeve”.

 

Mustafaj ka kritikuar edhe strategjinë e komunikimit që ka zgjedhur opozita.

 

“PD duket sikur është kthyer në një parti kancelarie. Pothuaj i gjithë ligjërimi i saj politik bëhet nga selia e saj”.

 

Një ditë me parë Basha vlerësoi kontributin e Mustafajt e Rulit me të cilët është takuar ne selinë e PD duke i ndare nga figurat e tjera te rëndësishme te PD që i la jashtë listës se kandidateve për deputet e me të cilët nuk ka pasur kontakte që prej majit të vitit 2017.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *