Subscribe

 

Pashkët janë festuar edhe ne çdo qytet te Shqipërisë ku ka besimtarë ortodoksë.

 

Si çdo vit në Korçë qindra qytetar janë mbledhur para katedrales “Ringjallja e Krishtit”. Besimtaret janë larguar me qirinj ne duar si një simbol i përçimit te dritës se shpresës ne banesat e tyre.

 

Mesnata ka gjetur te mbledhur shume besimtar edhe ne katedralen e qytetit te Elbasanit. Ata janë lutur për me shume paqe dhe harmoni.

 

Edhe ne Fier, urimi i ringjalljes ka bere bashke besimtaret. Mitropoliti At Nikolla ka ftuar ata te ndjekin rrugën e paqes dhe te mirësisë qe vjen me mesazhin që përcjell Pashka.

 

Jo vetëm ne katedralen e Shën Dhimitrit por edhe ne kishat e tjera te qytetit, besimtaret ne berat kane festuar ringjalljen e Krishtit. Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë jugut, imzot Ignati, i cili drejtoi ritet e kësaj feste të madhe,uroi të gjithë besimtarët për më shumë shëndet,paqe e lumturi në çdo familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *