Të tre institucionet ndërkombëtare financiare kanë rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit. Njësoj si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që Shqipëria do të rritet vetëm 2.8% në 2019. Ky është parashikimi më i zymtë në raport me rishikimet që i janë bërë ekonomive të rajonit. Sipas raportit të BERZH, Kosova kryeson me rritjen ekonomike më të lartë në rajon me 4%.

 

Ngadalësimi ekonomik sipas BERZH ka ardhur si pasojë e rënies së prodhimit të energjisë. Por BERZH vëren se kontrata me partneritet publik privat janë një tjetër arsye e ngadalësimit ekonomik. Sipas saj këto kontrata mbartin rrisqe për detyrime të mundshme për vitet e mëpasshme. Por jo vetëm. Në raport theksohet se PPP –ve u mungon transparenca dhe llogaridhënia, duke krijuar një politikë të paqartë për periudhën në vijim. BERZH thekson se sektori i turizmit ka vijuar të jetë një nga kontribuuesit kryesor në ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *