Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vlerësuar gjestin e Shqipërisë në dërgimin e 30 mjekëve dhe infermirëve për të shërbyer në një nga zonat më të prekura me koronavirus në Itali.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, Berlusconi e cilëson Shqipërinë një komb të vogël, por me tradita të mëdha.

 

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berluksioni.

 

Dërgimi i epikit shëndetësor nga Shipëria në Itali ka tërhequr në masë vëmendjen e mediave italiane dhe shumë personazhe më famë ndërkombëtare kanë reaguar duke e konsideruar një gjest fisnik dhe human.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *