Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus
83-vjeçari aktualisht është në izolim dhe po punon nga shtëpia e tij në Arcore, afër Milanos, tha stafi i tij në një deklaratë këtë të mërkurë.
Po ashtu, në deklaratë thuhet se Berlusconi do të vijojë të kontribuojë në fushatat elektorale të kandidatëve nga partia e tij Forza Italia në zgjedhjet lokale të planifikuara për në shtator, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.