Ish-ambasadori shqiptar në Gjermani dhe diplomati Bashkim Zeneli ka sjellë në dritën e botimit librin më të ri, kushtuar një prej ngjarjeve më të rëndëisshme të historirsë botërore, kapitullimit të Gjermanisë.

 

“Berlin 1945- Maji i Fitores” përqëndrohet në ditët e fundit të regjimit nazist pa e larguar nga ndodhi të tjera politke të asaj kohe dhe duke e veshur rrëfimin me detaje të reja.

 

“I kam vene synim vetes te flas vetem per ditet e fundit te regjimit nazist dhe fitoren e aleateve antifashist. Hitleri qendroi deri ne ditet e fundit, 105 dite pa dale nga bunkeri dhe kete jete te tije te  fundit te tmerreit te tije e shpjegojne disa gjenerale me ditaret e tyrë, e shpjegojne sekretaret e tij te aferta.”

 

Për diplomatin Bashkim Zeneli hapat drejt Demokracisë kanë qenë të mëdha, por që ka ende pune për të ndërtuar  një demokraci funksioanle.

 

“Probleme, zhvillime negative ka, por qe gjithnje perpjeka synimi per te ndertuar nje demokraci funksionale duhet te vazhdoje.”

 

Botimi i kësaj vepre për diplomatin rikthen ne fokus dhe nje here rendesine e njohjes se historise për të vlerësuar si duhet nevojen e demokracise dhe jetës së lirë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *