Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se pasditen e së shtunës do të zhvillojë takimin e radhës me qytetarët e Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën me dije se “Foltorja” do të mbahet në 25 shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë.

“Njoftim!
Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *