Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës kundër qeverisë do të vazhdojë.
Në fjalën e tij ai tha se reagimi i qytetarëve ka tmerruar qeveritarët, teksa shtoi se dosja e Ramës nuk do të mbyllet kurrë
“Dosja e tij nuk mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gur varri, edhe pas vdekjes në varrin e tij do i vendoset, hajdut, këtu prehet një kryehajdut do shkruhet për të. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore.
Kjo është pranvera jonë. Kjo është pranvera në të cilën ne duhet të fitojmë, do të fitojmë. Kjo është pranvera në të cilën ne do i rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë.
Do rivendosim Shqipërinë në rrugën e dinjitetit, në rrugën e integrimit, në rrugën e lirisë. Ju falënderoj me shumë mirënjohje për ardhjen tuaj sot.
Ata i tmerruat sot aty. Ju nuk mund ta imagjinoni, njëri kishte marrë rojen, e mbante aty tek karrigia. Të tjerët, meit të bërë dhe dolën andej nga mbrapa, nuk ua mbajti me dalë nga këndej. Por do vijë dita që ata do largohen përfundimisht nga ai parlament dhe aty do jenë përfaqësuesit e qytetarëve shqiptarë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.”, tha Berisha





