Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon se gjatë pushtetit të tij ka ndihmuar aleatët e tij.

 

Në një konferencë për mediat, ai mori shembull ish-ministrin Famir Mediun, për të cilin tha se iu hoq imuniteti pas shpërthimin në Gërdec.

 

Po ashtu, ai përmendi edhe rastin e Ilir Metës në vitin 2011.

 

“Ajo që mund të them është pa asnjë bazë. Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Heqja e imuniteteve. Ish-ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin,e  votuam. Çfarë ndërhyrje qenka kjo, heqja e imunitetit. Çfarë ndërhyrje është për Metën, kur hoqi vetëm imunitetin, kërkoi hapje të procesit. U përball dhe në Gjykatë. Qeveria nuk është Gjykatë. Prandaj i jam drejtuar Gjykatës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *