Prej disa ditësh ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur foltoren për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.

Në rrjetet sociale Berisha ka publikuar vazhdimisht foto që i dërgojnë simpatizantët, të cilët i ndjekin takimet e tij nga shtete të ndryshme të botës.

Së fundmi Berisha ka publikuar një foto teksa thotë se ndiqet edhe nga New York-u, ndonëse fizikisht e ka të pamundur të hyjë në SHBA së bashku me familjen e tij, pasi është shpallur “non grata” me akuzat të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *