Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të drejtë vendimin për djegien e mandateve.

 

Në mbledhjen e grupit të zhvilluar këtë të hënë, Berisha deklaroi se vendi do të vijojë të mbetet në fasadë nëse qytetarët nuk votojnë të lirë.

 

Ai tha që tashmë ka ardhur koha që opozita të përballet me qeverinë me qëllim që qytetarët, sipas tij, të jenë të lirë.

 

“Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lire, mbetemi fasade. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë rregjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *