Subscribe

Mbështetës të Sali Berishës, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD, janë mbledhur në hyrjen kryesore të Kuvendit, ku e pritën me duartrokitje dhe ovacione.

 

Teksa takonte simpatizantët, Berisha e ka cilësuar largimin e tij nga grupi, një “pazar mes Bashës dhe Ramës.

 

“Pazar i turpshëm i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do dal nga kjo betejë më e fortë, rroftë PD, rroftë Shqipëria. Njeriu që shet partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *