Ish-kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur këtë të mërkurë “Foltoren” në qytetin e Gjirokastrës.

 

Ai u prit nga dhjetëra simpatizantë demokratë. Të entuziazmuar nga prania e liderit historik të së djathtës, ata nuk i kanë rezervuar superlativat ndaj tij: “O doktor, të marrsha të keqen, o yll bote, o gjigant”.

 

Në Gjirokastër, Berisha është shoqëruar nga deputetët Tritan Shehu, Klevis Balliu dhe Flamur Noka, ish-presidenti Bujar Nishani, ish-kryetari i Komunës së Lazaratit Dashamir Aliko, Spiro Ksera dhe Koço Bardha.

 

Në fjalën e tij, ai komentoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Ram për një krizë energjitike. Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike është tre herë më i lartë se në muajin gusht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *