Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan absurditet protestën që pritet të mbahet më 8 janar para selisë blu, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Në një komunikim për mediat, Bardhi deklaroi se në Kuvendin e 18 dhjetorit, demokratët zgjodhën që mos ta rrezikojnë partinë për “interesat e një personi që është shpallur si i padëshirueshëm”.

 

“PD njeh dhe respekton vetëm vullneti e demokratëve, të anëtarëve të kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar. Kjo është arsyeja për vendosëm më shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesat e një njeriut të shpallur të padëshiruar nga SHBA. Berisha po përpiqet t’i mbivendoset me dhunë vullnetit të demokratëve. Ushqimi i përditshëm që i ofron demokratëve janë skena teatrale dhe veprime që dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD. Janë mashtrime të përditshme që bëhen absurde. Shpifja e një kauze të rreme që kulmon me thirrje e një proteste kundër PD në oborrin e PD për shkak se po lyen murin e godinës është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund ti beje një demokrati.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *