Nga Peshkopia, ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore. Një ditë pasi Basha deklaroi para deputetëve se vjen nga fisi Basha dhe fisi Hoti, e nuk i druhet përballjes; Berisha e ka ironizuar duke e cilësuar frikacak, humbës e besëprerë.

 

“Ate e ka kapur nje frike e madhe, ai nuk takohet me ju, rri ne zyre flet me Edi Ramen dhe pastaj po thote shpifni per mua. Dil dhe dëgjoji demokratet. Pastaj del e thote jam dhe Bashe jam edhe Hoti, para dy muajsh beme nje muhabet me te dhe i them une, Lul mos u perzje ne kete pune. Lulit ndihma e zotit pushka e hotit, i thashe kjo do te thote ndihma e zotit, pena ime. Tani ky thote jam Hoti. Tani edhe Bashet edhe Hoti kane pasur burra te penes dhe fitimtare, por ti zoteri nuk numeron vec beteja te humbura. Per te mos e thene ate tjetren qe si tek Bashet edhe tek Hoti, besepreri eshte e dini vete.”

 

Por, nga Peshkopia, Berisha ka përcjellë një mesazh edhe për të gjithë demokratët që ende kanë dyshime për lëvizjen e tij.

 

“Po nje gje u them ketyre qe perpiqen t’u paraqesin demokrateve disfaten si te ardhme, mbi Lulzim Bashen rendojne 4 disfata. Miq, ju mund te doni ose mos doni Sali berishen dhe mendimin mund ta shpreni pa pasoje, por ju mendohuni a mund ti shprehet besimi nje njeriu qe kalon nga humbja ne humbje. Çfare jemi ne te kreditojme nje njeri qe humbet 4 vite rresht.”

 

Berisha nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe debatet në media.

 

“Se dyti hidhni nje sy ekraneve, ju e dini se sherbetori i dy zoterinjve ekziston, por nuk do gjeni perveçse ne Shqiperi nje njeri si Batoni qe eshte avokat i dy kundershtareve, avokat i Edi Rames dhe avokat i Lulzim Bashes. Nuk po ndalem se çfare perfaqeson Batoni , une e di pse ndodh, po eshte turp ish-kryetari yne ka avokat kryesor avokatin e Edi Ramës.”

 

Berisha iu ka bërë apel demokratëve të bashkohen, duke vënë në dukje se PD nuk mund të fitojë vetëm se e mbështet një ambasador apo një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *