Sali Berisha njofton se të martën “Foltorja” do të zhvendoset në Burrel.

 

Ish-kryeministri, i cili nuk ndalet në betejë e tij kundër Lulzim Bashës, fton demokratët që të mblidhen në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës “Shefqet Doda”.

 

“Neser diten e marte me daten 23 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures ‘Shefqet Doda’ te qytetit te Burrelit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Matit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, njofton Berisha.

 

Në takimin që realizoi dje me vajzat dhe gratë demokrate, ish-lideri historik i të djathtës, sulmoi kryedemokratin Basha, për të cilin tha se do të mësohen gjëra të pabesueshme për të, dhe se nuk do ta pranonte kurrë për herë të tretë në krye të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *