Subscribe

Simpatizantët e PD në Vlorë kanë filluar të grumbullohen para Pallatit të Kulturës ku pritet të zhvillohet “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka njoftuar se “Foltorja” do të mbahet në orën 18:00.

“Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, njoftoi dje Berisha.

Këto takime të Berishës me demokratët vijnë pas përjashtimit të ish kryeministrit nga grupi parlametar i PD, nga kreu i saj Lulzim Basha.
Pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nisë lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *