Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Berisha e quan Finon si prej personaliteteve më të spikatura të PS dhe qeverisjes së vendit.

Për Berishën, Bashkim Fino ka qëndruar një zë i moderuar në grupin drejtues të PS-së, të cilin e konsideroi ekstremist.

“Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit. Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi. Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS. Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. Sb”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *