Ish-kryeministrin Sali Berisha tani mund ta gjejmë edhe në rrjetin social “Tik Tok”. Ai njihet për aktivitetin e tij në “Facebook”, me “Qytetarin digjital” dhe denoncimet e shumta që publikon për gjërat që ndodhin në vend.

 

Por së fundmi, ish-lideri i PD-së ka vendosur të hapë llogari edhe në “Tik Tok”. Aty ai ka postuar një video të hershme të tijën, kur mbante një fjalim para demokratëve dhe premtonte besnikëri.

 

“Sikur 1000 të mbetemi, do të mbetem njëri prej jush! Sikur 100 të mbeti, do të mbetem një prej jush! Sikur vetëm 1 të mbeti, do të mbetem 1 prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti i bekoftë, demokratët”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *