Sali Berisha ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij dhe kundërshtine për vendimin e Lulzim Bashën që e përjashton liderin historik nga grupi parlamentar i selise blu.

Berisha deklaroi se Basha me këtë vendim vendosi të shkatërrojë Partinë demokratike dhe sovranitetin e saj si force politike.

Ai shtoi se bashës I është bërë presion për të marrë këtë vendim, por shtoi se megjithe këtë fakt, kryedemokrati nuk duhet të ishte ndikuar nga këto presione, madje me mirë të jepte dorëheqjen sesa të merrte këtë vendim.

Sipas ish-kryeministrit , Lulzim Basha është kthyer në një satelit të Sorosit dhe Edi Ramës.

Berisha konfirmoi gjithsesi se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe do të jetë në parlament përkundër përjashtimit nga grupi i PD.

Në deklaratat për media Berisha tha se kishte marrë kërcënime deri edhe tek familja, mirëpo ai nuk do të ndalet derisa të rivendose sovranitetin në PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *