Subscribe

Në kohën kur ish-kreret e UÇK, Thaçi-Krasniqi përballen me Gjykaten Speciale në Hagë, mbi akuzat për krime luftë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, i konsiderojnë ato të trilluara me qëllimin për të njollosur jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë.

 

 “Mbetem jashtëzakonisht i revoltuar për mënyrën e trajtimit të tyre me pranga në seancën gjyqësore. E pajustifikuar. Theksoj se sot përfundimisht u faktua se raporti i senatorit famëzi Dick Marty në shtyllën e tij kryesore ishte fund e krye një trillim i përmasave të paimagjinueshme.  Dick Marty zgjodhi për kryeakuzë një trillim të tmerrshëm, siç ishte transplanti i organeve nga luftëtarët e UÇK. Akuza e dytë më e rëndë që unë kisha dëgjuar: therja e njerëzve për të bërë tregti organesh. Këtë akuzë e lëshoi Carla Del Ponte. Stisën një shtëpi në Burrel sikur ajo ishte përdor si thertore për serbë për t’u marrë organet dhe gjoja një klinikë në Fushë Krujë, për të transportuar organet. Një akuzë makabre. Me këto akuza, asnjë njeri nuk mund ta mohonte hetimin. Akuzë, e cila njollos jo vetëm udhëheqjen politike të UÇK, por damkos po kaq Shqipërinë. Ajo akuzë ka rënë. Gjykoj se Avokati i Popullit në Kosovë, shoqatat e shqiptarëve në Zvicër duhet të ndërmarrin një seri padish ndaj këtij armiku të shqiptarëve.”

 

Lideri historik i të djathtës shtoi se nuk është penduar kurrsesi që mazhoranca e tij votoi në 2011 raportin e Dik Martit në Këshillin e Europës për të hetuar akuzat ndaj UÇK për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel.

 

Edhe 10 herë po të më kërkohej do e bëja..sepse kjo ishte menyra e vetme per tu pastruar nga keto akuza te tmerrshme dhe trilluese.

 

Berisha mbrojti edhe Lulzim Bashën nga akuzat e fundit të Ramës mbi kontributin e tij të mundshëm në raportin e Dik Martit.

 

 Lulzim Basha në dijeninë time është shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë direkt në vendosjen e prangave të Milloshevicit. Ndersa Rama eshte shqiptari i vetëm që ka kontribuar për Milloshevicin permes zerit te Vucic

 

Berisha deklaroi për jerë të parë në Quo Vadis se e ka vendosur se në cilin qark do të kandidojë në 25 prill. Ndërkohë krijimin e partive të reja nga ish-funksionare të sa djathtës e konsideroi si të drejtën e tyre legjitime për të zgjedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *