Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur dekaratave të ish kryeministrit Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga PD.

Basha tha para gazetarëve se kjo është një nismë e propozuar në vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

‘Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitrit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte. Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti. Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Dhe nuk mund të kryhet me forma dhe mënyra që shkatërrojnë besimit tek vettingu. Nuk kemi frikë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë.’- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *