Në “Foltoren” e ngritur këtë të premte në Berat, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nisjen dhe zhvillimin e protestave të fuqishme në vend.

Para mbështetësve të tij në Berat, lideri historik i të djathtë iu bëri thirrje demokratëve që  të përgatiten për protesta që Shqipëria nuk i ka parë ndodnjëherë.

“Të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi vullnet-vjedhur. Ia çojmë këtë mesazh atij. Ne fillimisht duhet të zgjidhim problemin tonë, pasi Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili harroi çdo interes tuajin. E ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjë prej jush. Përkundrazi, paraqet takimet tona si ansti-amerinae, kur këto janë pro-amerikane dhe europiane. Këto Foltore kanë qëllim të mbrojnë sovranitetin e PD-së”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *