Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar shpifje deklaratat e bëra sot nga kryedemokrati Lulzim Basha për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike, mbajtur më 11 dhjetor.

 

Grupi i organizimit të Kuvendit Kombëtar ka njoftuar se kostot do të bëhen transparente në ditët në vijim.

 

“Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim. Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë! E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona”, theksohet në njoftimin e grupit të organizimit të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *