Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë fjaën në Kuvendin e thirrur nga ai në stadiumin “Air Albania”.

 

Me entuziasëm të madh, Berisha e quajti këtë Kuvendin më madhështor, më triumfues në historinë e Shqipërisë.Ai theksoi se ky Kuvend sjell PD në themelet e saj.

 

“Delegatë të kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar.Kuvendi si monument madhështor i rithemelimit të PD. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë.Qytetarë dhe qytetare ju përshëndes sot nga kjo platformë me të cilët ne vendosëm të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD, ta shndërrojmë atë në partinë e idealeve tuaja me fisnike, në partinë e vlerave konservatore më të arrira në partinë e interest kombëtar”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.