I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA z.Fatos Tarifa u shpreh ashpër për figurën e ish-kryeministrit Berisha duke e quajtur edhe një fatkeqësi kombëtare.

 

“Unë jam shprehur me kohë, që Sali Berisha është një fatkeqësi kombëtare për Shqipërinë. Sepse çfarë ka ndodhur nën drejtimin e tij, si president dhe si kryeministër i vendit, janë ngjarje që e kanë lënë pas këtë vend.”

 

Tarifa u ndal edhe në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, meritë të cilën ia hoqi z.Berisha. Duke shtuar se Shqipëria duhet të futej në NATO që në vitin 1999.

 

“Edhe kur thuhet se Sali Berisha na futi në NATO është një mashtrim i madh. Ne duhet të kishim hyrë në NATO në vitin ’99 bashkë me Hungarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke nëse nuk do të kishim president për 7 vitet me radhë Sali Berisha. Sepse Shqipëria bëri hapa pas nga viti ’92 deri në ’97-ën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *