Një turiste amerikane, e cila kishte shkuar në muajin e mjaltit në Hawaii, është dënuar me 500 dollarë për prekjen e një foke, një prej kafshëve që janë të rrezikuara nga zhdukja. Më pas, ajo e publikoi videon në rrjetin social “TikTok”.

 

Autoritetet kanë filluar hetimet dhe kanë konstatuar se kjo grua kishte shkelur ligjin për kafshët që janë të rrezikuara nga zhdukja.

 

Ata kanë paralajmëruar qytetarët se duhet të qëndrojnë madje 15 metra larg kësaj kafshe.

 

Ajo kërkoi falje për këtë gjest, duke argumentuar që një veprim i tillë nuk do të dëmtonte askënd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *