Policia e Beratit vuri në pranga 48-vjeçarin A. Ç., banues në Poliçan, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Po ashtu, ai akuzohet se ka shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalim-qarkullimi për shkak të koronavirusit.

 

Drejtuesi i automjetit nuk i ka qëndruar post-bllokut të policisë ngritur në lagjen Donika Kastrioti. Kjo ka bërë që ai të ndiqej nga forcat e policisë dhe të ndalohej në fshatin Plirez, Poliçan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *