Një 31-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Beratit për arsye ede të paqarta. Mdërkohë familjarët e të riut akuzojnë  për “mjekim të pakujdesshëm” mjeken e këtij reparti,për të cilën tashmë ka nisur proçedimi penal.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë, ku viktima Marinel Veleshnja ndërroi jetë 30-minuta pasi ishte paraqitur në spital. Pas vdekjes, kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati,për “mjekim të pakujdesshëm”.

 

Sipas informacioneve nga uniformat blu të këtij qyteti, bëhet me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit.

 

Në lidhje me këtë vdekje, drejtuesit e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se viktima ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jetike.

 

Ndërkphë mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja, akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *