Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Berat. Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen “Gjashtëkatësh”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz A Class, me targa AA 668 ER.

Drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët e zjarrit që po dilnin nga pjesa e brendshme e kofanos, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrëfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit, tashmë të parkuar.

Edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit, dëmi që pësoi mjeti tip Benz ishte shumë i madh, pasi flakët përfshinë 80% të mjetit dhe dogjën totalisht pjesët motorike e xhenerike që ndodhet poshtë kofanos. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *