Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Berat nisur nga gjendja e vështirë në të cilën Shqipëria po kalon, i kërkon Presidentin të Republikës, Ilir Meta, që të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare.

 

Kjo strukturë i shikon zgjedhjet parlamentare si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë.

 

Gjithashtu ata i kanë bërë kërkesë edhe Administratës Publike dhe Zgjedhore, e Forcave te Rendit dhe të Sigurisë që “të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *