Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte punimet në Lungomaren e Vlorës.

Ai përfitoi nga rasti për të bërë edhe një sqarim për “benzinatën”, për të cilën u bë një debat i madh pasi planifikohet të shkulen disa palma dhe të ndërtohet një karburant.

Rama tha në “Facebook” se ky është një “peshqesh” i drejtësisë së vjetër.

“Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë.”

Kreu i qeverisë siguroi se palma e shkulur do të zëvendësohet, duke i kthyer kështu përgjigje të gjithë atyre që reaguan me të madhe dhe e kritikuan.

“Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit😉”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *