Subscribe

Struktura spitalore e ish kirurgjive në QSUT është tashmë gati për tu kthyer në COVID-3 nëse numri i të infektuarev ditorë do të pësojë rritje. Përvec infrastrukturës së brendshme spitalore po punohet edhe për bere gati stafin qe do te kujdeset per pacientet.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Jemi duke u përgatitur për të patur burime njërëzore të nevojshme për strukturën e spitalit COVID3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin COVID4 Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me ekperience.

Sipas Arben Gjates i cili eshte pergjegjesi i burimeve njerezore per menaxhimin e situates do të aktivizohen edhe stazhierë.

ARBEN GJATA

 Kemi një plan të organizuar për përfshirjen që nga vullnetarët që kemi në listë, gjithashtu do të aktivizohen të gjithë stazhierët e disa specialiteteve, duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë nga shërbime të tjera, në shërbimet për pacientët COVID.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po përgatitet plani i veprimit për vjeshtë-dimrin, bazuar mbi një strategji të qartë ne rast se situata e te prekurve do te jete e renduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *