Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

Begaj përkujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA: Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 Shtator 09:55

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.

Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 11, 2025

Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmi më i rëndë terrorist në histori, i njohur gjerësisht si “9/11”. Në këtë ditë, 19 terroristë të lidhur me grupin islamik ekstremist al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përdorën si armë për të goditur simbolet kryesore të fuqisë amerikane.

Dy avionët e parë, të nisur nga Bostoni, u përplasën në Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork Kulla Veriore në orën 8:46 të mëngjesit dhe Jugorja në 9:03. Brenda një ore e 42 minutash, të dy kullat u shembën, duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave dhe shkatërrimin e ndërtesave përreth. Njerëzit që ndodheshin në katet e sipërme, të bllokuar nga flakët dhe tymi, u hodhën nga dritaret në përpjekje të dëshpëruara për t’u shpëtuar flakëve.

Avioni i tretë u përplas në Pentagon, selia e Departamentit të Mbrojtjes në Uashington në orën 09:37, duke dëmtuar rëndë ndërtesën dhe duke shkaktuar viktima të tjera. Ndërkohë, avioni i katërt, pasi pasagjerët mësuan përmes telefonatave se çfarë po ndodhte, u përpoqën të ndalonin terroristët. Ata u përleshën me ta dhe avioni u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë në orën 10:03. Hetimet zbuluan se objektiva të mundshëm të këtij avioni ishin Shtëpia e Bardhë ose Kapitoli.

Në total, 2,977 persona humbën jetën, përfshirë 343 zjarrfikës që morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Mijëra të tjerë u plagosën dhe dëmet materiale u vlerësuan në dhjetëra miliarda dollarë. Zona e prekur në Nju-Jork, e njohur si “Ground Zero”, mbeti për muaj me radhë nën rrënoja dhe tym. Rindërtimi i Pentagonit përfundoi në një vit, ndërsa ndërtimi i qiellgërvishtësit të ri “One World Trade Center” nisi në 2006 dhe përfundoi në vitin 2014. Sot, aty ndodhet një memorial dhe muze që nderojnë viktimat.

Menjëherë pas sulmeve, SHBA-të mbyllën të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut. Brenda ditës, CIA njoftoi presidentin George W. Bush se Osama bin Laden, lideri i al-Kaedës, ishte organizatori kryesor i sulmit. Sulmet u interpretuan si hakmarrje ndaj mbështetjes amerikane për Izraelin, pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe influencës së Perëndimit në botën islame.

SHBA-të u përgjigjën duke nisur një ofensivë të madhe ushtarake kundër talebanëve në Afganistan më 7 tetor 2001, pasi këta refuzuan të dorëzonin bin Ladenin. Kjo shënoi përdorimin për herë të parë të Nenit 5 të traktatit të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithëve. Një koalicion ndërkombëtar u formua për të ndjekur terroristët, për të rrëzuar regjimin taleban dhe për të vendosur një qeveri demokratike.

Në vitin 2003, SHBA-të dhe aleatët pushtuan Irakun, duke rrëzuar diktatorin Sadam Hysein. Pushtimi u arsyetua si parandalim i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, megjithëse prova të tilla nuk u gjetën kurrë. Luftërat në Afganistan dhe Irak zgjatën për dekada dhe rezultuan me vdekjen e mbi 4.5 milionë njerëzve, përfshirë civilë dhe ushtarë nga të gjitha palët.

Pas një kërkimi të gjatë, Osama bin Laden u zbulua se po fshihej në një kompleks të izoluar në Abotabad, Pakistan. Më 2 maj 2011, një njësi e forcave speciale amerikane (Navy SEALs) ndërhyri dhe e vrau atë. Presidenti Barack Obama ndoqi operacionin drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas njoftoi personalisht ish-presidentin Bush për vdekjen e terroristit më të kërkuar në botë.

Lufta kundër terrorizmit solli edhe kritika të ashpra ndaj SHBA-ve, veçanërisht për metodat hetimore të përdorura ndaj të dyshuarve. Teknikat si simulimi i mbytjes dhe transportimi i të burgosurve në vende ku tortura ishte e lejuar, u cilësuan si shkelje të të drejtave të njeriut nga organizata ndërkombëtare si Amnesty International.

Në qendër të këtyre kritikave ishte edhe burgu i Guantanamos në Kubë, ku mbaheshin me vite të dyshuar për terrorizëm pa gjyq ose akuza formale. Nga 780 të burgosur në total, shumica u liruan, por disa mbeten ende atje sot.

Ngjarjet e 11 Shtatorit mbetën thellësisht të ngulitura në kujtesën kolektive amerikane dhe botërore. Shumë njerëz kujtojnë saktësisht se ku ishin dhe çfarë po bënin kur panë në ekranet televizive goditjen e Kullave Binjake. Fillimisht mendohej si një aksident, por kur avioni i dytë goditi kullën tjetër, u bë e qartë se ishte një sulm i planifikuar.

Edhe pas 24 vitesh, 11 Shtatori mbetet një pikë kthese historike një ditë që ndryshoi rrjedhën e politikës globale, strategjisë ushtarake dhe jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Ai u shndërrua në simbol të dhimbjes, por edhe të reagimit të fuqishëm dhe të diskutueshëm të botës ndaj terrorizmit.

 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
11 shtator Bajram Begaj SHBA

Nga e njëjta kategori

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

më shumë...

Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Elbasan

më shumë...

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

më shumë...

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të ushqimit?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.