Subscribe

President i vendit Bajram Begaj ka mbërritur këtë dielë në Kosovë për të zhvilluar takime në tre komuna.

Gjatë vizitës në Deçan presidenti Begaj bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Kreu i shteti vlerësoi sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për Kosovën dhe tha se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjeotorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, tha Begaj.

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishte i pranishëm edhe Ramush Haradinaj, një nga ish komandantët e UÇK gjatë luftës.

“Në ditët më të bukura tona, presidenti i Shqipërisë me zonjën e parë, Shkëlqesia e tij, gjeneral Bajram Begaj ka vizituar Gllogjanin, Deçanin edhe një herë, pra Kosovën. Jam i nderuar të qëndroj para jush president Begaj në këtë vend këtu ku qëndrojnë e pushojnë luftëtarë të zot, shqiptarë të zot, heronj të mirë. Jam i bindur që ata janë të gëzuar që ne sot jemi bashkë”, u shpreh Haradinaj

Gjatë vizitës, presidenti Begaj u shpall qytetar nderi në Komunën e Deçanit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *