Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, duket se është kapur mat nga paparacët dhe fotografuar me një djalë të panjohur.

DailyMail ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, i gjatë dhe shumë simpatik. Ata janë fotografuar në pranësi të një supermarketi në Los Angeles.

Deri më tani, Bebe nuk ka treguar apo lënë të kuptohet për lidhjen e saj të re në mediat sociale, pasi ajo zakonisht i mban marrëdhëniet e saj private.

Në maj të vitit 2019, ajo foli për mënyrën sesi mendon se të qenurit e hapur i ka frikësuar meshkujt rreth saj.

“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq shumë e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar – dhe kjo nuk jam unë”, tha Bebe.

Këngëtarja është shprehur se nuk do të bënte rolin e një vajze të mirë dhe shumë të urtë por vetëm do fliste çdo gjë çfare ajo mendon. Tashmë me sa duket ajo ka gjetur personin ideal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *