Subscribe

Kryeministri, Kurti së basku me  zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ndodhen në Bruksel në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Kreu i qeverisë u takua me shefin e politikës së jashtm Josep Borrell dhe komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi të cilët nënvizuan nevojën e integrimit të rajonit në bashkimin evropian.

 

Borrell kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të firmosura mes prishtinës zyrtare  dhe beogradit duke përfshire edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

 

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME TË EVROPËS

“Besoj që është thelbesore për Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që do te thote zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë, pasi status-quoja nuk është dobishme dhe qëndrueshme për asnjë palë”

 

 

Kosova, sipas albin kurtit, vazhdon të mbetet e angazhuar për dialogun me Serbinë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Mbesim të angazhuar për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në mirëbesim dhe frymë të përkushtimit për të arritur marrëveshjen ligjërisht te detyruesh duke u përqendruar tek njohja e ndërsjelltë me qëllim të normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve tona.

 

Kryeministri ka kritikuar edhe vonesat per liberalizimin e vizave.

 

 “Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prejse Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizazh”

 

Ndërkaq, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi e vuri theksin tek rendesia e integrimit te rajonit dhe përparimi i reformave në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *