Sekretari i Jashtëm Britanik tha të shtunën se Komisioni Evropian e kishte siguruar atë se Bashkimi Evropian nuk do të bllokojë furnizimin e vaksinave kundër Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Brukseli njoftoi se kishte në plan të kontrollonte eksportet.

Dominique Raab bëri deklaratat pas asaj një bisede me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Valdis Dobrovskis.

“Unë kam marrë siguri që BE nuk do të bllokojë furnitorët që të respektojnë kontratat e shpërndarjes së vaksinave në Britani. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar do ta kapërcejmë këtë pandemi”, shkroi Raab në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *