BE do të rihapet për pushuesit nga vendet me një situatë epidemiologjike të mirë, si Mbretëria e Bashkuar, dhe për këdo që i ka marrë të dy dozat e vaksinës. Plani i rihapjes nis nga qershori.

 

Me rritjen e shkallës së vaksinimit “në mënyrë dramatike” në vendet anëtare të BE, zyrtarët e komisionit thanë se është koha për të zbutur rregullat për udhëtimet e tjera, që nuk lidhen vetëm me punën apo çështje të rëndësishme. Nga qeveritë, kërkohet të mbajnë situatën nën kontroll, sa herë shohin se virusi po fiton sërish terren.

 

Kërkesa ekzistuese për t’iu nënshtruar testimit të Covid para ose pas mbërritjes ose për të bërë karantinë mund të zbatohet ende nga vendet anëtare, por zyrtarët e BE shpresojnë që do të vijë momenti për ta tejkaluar edhe këtë fazë.

 

Sipas propozimeve, vendet anëtare do të lejojnë udhëtimin në BE të atyre që kanë marrë, të paktën 14 ditë para udhëtimit, dozën e fundit të vaksinës së autorizuar.

 

Edhe ata që nuk janë vaksinuar plotësisht do të lejohen të hyjnë në BE nëse vijnë nga një vend me një situatë të mirë epidemiologjike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *