Serbia dhe Mali i Zi, janë vendet e vetme në rajon që Bashkimi Evropian ka vendosur që të hapë kufijtë duke filluar nga 1 korriku.

Gjatë një konference pas mbylljes së vizitës dy ditore në Kosovë, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vendimin e BE për moshapjen e kufijve me Shqipërinë, një vendim politik që nuk ka lidhje me shtimin e rasteve të reja me koronavirus.

“Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin. Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë”, tha Rama.

Këshilli Europian ka vendosur të hapë kufijtë për 15 vende të treta, jo anëtare në union. Ndërkohë, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të duhet të presin edhe 2 javë deri në rivlerësimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *