Subscribe

Dhuna në tempullin e demokracisë në kryeqytetin maqedonas ka shqetësuar ndërkombëtarët. Për liderët e BE, akte si ato të së enjtes janë të papranueshme. Shefja e diplomacise se BE, Federica Mogherini paralajmëroi se kjo krizë mund të jetë shumë e rrezikshme.

 

“Ajo që pamë mbrëmë në Shkup është shqetësuese dhe shumë e trishte për të gjithë. Ne vlerësojmë se dhuna është gjithnjë e papranueshme, madje edhe më shumë kur ndodh në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend dhe ne besojmë se në Shkup te gjithë duhet të ndjekin parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpjekje për të nxjerrë vendin nga kjo krize serioze, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme.”

 

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasada amerikane në Shkup, që ka dënuar ashpër dhunën ndaj deputetëve. Por per Ministrinë e jashtme ruse, ajo qe ndodhi te enjten ne parlament ishte nje përpjekje e opozitës per te marre pushtetit me force, duke zgjedhur vete kryetarin e parlamentit dhe duke shkelur procedurat.

 

Ne nje reagim per ngjarjen, diplomacia ruse thekson se vlerësimet e SHBA-se dhe BE-se per zgjedhjen e kryeparlamentarit, qe jo rastësisht qëllon te jete një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vërtetojnë se ishte nje veprim i mirekoordinuar per te ngjallur detsabilitet ne Maqedoni.

 

Ne reagimet e tjera, eurodeputeti Knut Flekenshtajn ka kërkuar që të merren masa urgjente nga BE ndaj Maqedonisë.

 

Më i ashpër ka qenë ish-ndërmjetësi për zgjidhjen e krizës maqedonase, Piter Vanhojte, që në një letër te hapur drejtuar ish-kryëministrit Gruevski thekson se ai mban përgjegjësinë kryesore për dhunën.

 

Sipas tij, e enjtja ishte një ditë e zeze për vendin dhe është koha që ai të largohet nga skena politike. Presidenti shqiptar Nishani dënoi dhunën ndaj deputetëve dhe veçanërisht atyre shqiptare, duke theksuar se tentavita të tilla për të keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

 

Kreu i kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ku shprehu keqardhjen për dhunën e papranueshme dhe mbështetjen e kuvendit për stabilitetin e Maqedonisë. Ai theksoi se konflikti është politik dhe joetnik dhe mbështet zgjidhjen e krizës përmes mjeteve demokratike.

 

Edhe OKB përmes zëdhënësit Stephane Dujarric theksoi se dhuna ndaj institucioneve demokratike është e papranueshme. Po kështu ministri i jashtëm austriak Kurz, kryesues aktual i OSBE dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier dënuan incidentet dhe kërkuan zgjidhje politike të krizës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *