Subscribe

Kryeministri Rama u ka bërë apel fermerëve të bashkohen si rruga më e mirë për të përfituar nga fondet që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion per bujqesine.

Shefi I qeverise se bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca vizituan nje pike grumbullimi qe ka perfituar nga fondet e BE dhe sipas kryeministrit Rama brenda pak vitesh Shqiperia është bërë vendi i pare ne rajon per kapacitetet per terheqjen e ketyre fondeve.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është shumë gjë e madhe ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe të vetmet gjëra që shohin janë ato kronikat kur dalin disa atje dhe thonë “s’po na shitet, të na e bleje shteti” dhe nuk e dinë çfarë ndodh në fshat, sepse nuk merret media me lajmet e mira, por natyrisht, lajmi i keq shpërndahet më shpejt. Por më e rëndësishme është që ta ndajnë mendjen të gjithë ata që janë në punë me tokën, që duhet të organizohen me njeri-tjetrin dhe këto pika bëjnë organizmin dhe nuk është puno në një ngastër dhe dil shit tek rruga, se nuk ja del dot,

Ndersa ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca theksoi se interesimi per programin IPARD ka qene I larte.

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *