Peter Stano
Peter Stano

Në një intervistë për Radio Evropa e Lire zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar se Serbia duhet të normalizojë raportet me Kosovën, pasi në të kundërt nuk do të anëtarësohet në BE.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë. Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano.

Sipas Bashkimit Europian lobimi i Beogradit kundër anëtarësimit të Prishtinës në organizatat ndërkombëtarë përbën shkelje të marrëveshjeve.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshinë edhe nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai.

Këto mesazhe zëdhënësi i unionit Stano i bëri pas intervistës së ambasadorit të SHBA-ve në Serbi Christopher Hill, i cili u shpreh se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në bllok. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *